Priftëri Melkizedeke
    Footnotes
    Theme

    Priftëri Melkizedeke

    Priftëria Melkizedeke është priftëria më e lartë ose më e madhe. Priftëria Aarone është priftëria më e ulët. Priftëria Melkizedeke përfshin çelësat e bekimeve shpirtërore të Kishës. Nëpërmjet ordinancave të priftërisë më të lartë, fuqia e perëndishmërisë u shfaqet njerëzve (DeB 84:18–25; 107:18–21).

    Fillimisht Perëndia ia zbuloi këtë priftëri më të lartë Adamit. Patriarkët dhe profetët në çdo periudhë kohore e kishin këtë autoritet (DeB 84:6–17). Në fillim u quajt Priftëria e Shenjtë, sipas Urdhërit të Birit të Perëndisë. Më vonë u bë e njohur si Priftëria Melkizedeke (DeB 107:2–4).

    Kur fëmijët e Izraelit nuk mundën të jetonin sipas privilegjeve dhe besëlidhjeve të Priftërisë Melkizedeke, Zoti e mori ligjin më të lartë dhe u dha atyre një priftëri më të ulët dhe një ligj më të ulët (DeB 84:23–26). Këta u quajtën Priftëria Aarone dhe ligji i Moisiut. Kur Jezusi erdhi në tokë, ai ua rivendosi Priftërinë Melkizedeke judenjve dhe filloi të ngrejë Kishën ndër ta. Megjithatë, priftëria dhe Kisha u humbën përsëri nëpërmjet braktisjes. Më vonë ato u rivendosën nga Joseph Smith i Riu (DeB 27:12–13; 128:20; JS—H 1:73).

    Brenda Priftërisë Melkizedeke janë detyrat e plakut, prifit të lartë, patriarkut, të shtatëdhjetit dhe apostullit (DeB 107). Priftëria Melkizedeke gjithmonë do të jetë pjesë e mbretërisë së Perëndisë në tokë.

    Presidenti i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është presidenti i Priftërisë së lartë ose Priftërisë Melkizedeke dhe ai mban të gjithë çelësat që i përkasin mbretërisë së Perëndisë në tokë. Thirrja e Presidentit mbahet nga vetëm një njeri në një kohë dhe ai është i vetmi person në tokë i autorizuar të ushtrojë të gjitha çelësat e priftërisë (DeB 107:64–67; DeB 132:7).