Rënie e Adamit dhe e Evës
    Footnotes
    Theme

    Rënie e Adamit dhe e Evës

    Proçesi me anë të të cilit njerëzimi u bë i vdekshëm në këtë tokë. Kur Adami dhe Eva hëngrën nga fruti i ndaluar, ata u bënë të vdekshëm, domethënë iu nënshtruan mëkatit dhe vdekjes. Adami u bë “mishi i parë” në tokë (Mois. 3:7). Zbulesa e ditëve të mëvonshme e bën të qartë se Rënia është një bekim dhe se Adami dhe Eva duhet të nderohen si prindërit e parë të të gjithë njerëzimit.

    Rënia ishte një hap i rëndësishëm në përparimin e njeriut. Meqenëse Perëndia e dinte se Rënia do të ndodhte, ai kishte planifikuar në jetën para lindjes për një Shpëtimtar. Jezu Krishti erdhi në meridianin e kohës për të shlyer për rënien e Adamit dhe gjithashtu për mëkatet individuale të njeriut me kusht që njeriu të pendohej.