Ndihma për Studimin
Vajos


Vajos

Në kohët e lashta, profetët e Perëndisë vajosën me vaj ata që do të kryenin detyra të veçanta, si Aaronin ose priftërinjtë e mbretërit që do të sundonin mbi Izraelin. Sot në Kishë, të vajosësh është të vendosësh një ose dy pika vaji të shenjtëruar në kokën e dikujt si pjesë e një bekimi të veçantë. Kjo mund të bëhet vetëm nën autoritetin dhe fuqinë e Priftërisë Melkizedeke. Mbas vajosjes, një person, duke vepruar nëpërmjet autoritetit të së njëjtës priftëri, mund ta vulosë vajosjen dhe t’i japë një bekim të veçantë personit të vajosur.