Ndihma për Studimin
Ringjallje


Ringjallje

Ribashkimi i trupit shpirtëror me trupin fizik prej mishi e kockash pas vdekjes. Pas ringjalljes, shpirti dhe trupi nuk do të ndahen më kurrë dhe njeriu do të bëhet i pavdekshëm. Çdo njeri i lindur në tokë do të ringjallet, sepse Jezu Krishti e mposhti vdekjen (1 Kor. 15:20–22).

Jezu Krishti ishte njeriu i parë që u ringjall në këtë tokë (Vep. 26:23; Kol. 1:18; Zbu. 1:5). Dhjata e Re jep mjaft prova që Jezusi u ngrit me trupin e tij fizik: varri i tij ishte bosh, ai hëngri peshk dhe mjaltë, ai kishte një trup prej mishi e kockash, njerëzit e prekën atë dhe engjëjt thanë se ai ishte ngritur (Mr. 16:1–6; Llu. 24:1–12, 36–43; Gjo. 20:1–18). Zbulesa e ditëve të mëvonshme pohon realitetin e ringjalljes së Krishtit dhe të të gjithë njerëzimit (Alma 11:40–45; 40; 3 Ne. 11:1–17; DeB 76; Mois. 7:62).

Të gjithë njerëzit nuk do të ringjallen në të njëjtën lavdi (1 Kor. 15:39–42; DeB 76:89–98), as nuk do të ringjallen në të njëjtën kohë (1 Kor. 15:22–23; Alma 40:8; DeB 76:64–65, 85). Shumë shenjtorë u ringjallën pas ringjalljes së Krishtit (Mt. 27:52). Të drejtët do të ringjallen përpara të ligjve dhe do të vijnë në ringjalljen e parë (1 The. 4:16); mëkatarët e papenduar do të ngrihen në ringjalljen e fundit (Zbu. 20:5–13; DeB 76:85).