Jezebel
    Footnotes
    Theme

    Jezebel

    Një grua e ligë në Dhjatën e Vjetër nga vendi i Fenisisë. Ishte gruaja e Ashabit (1 Mbr. 16:30–31), një mbret i Izraelit, i cili mbretëroi ndërkohë që Elija ishte profet.

    Martesa e Jezebelit me Ashabin, më shumë se çdo ngjarje tjetër e veçuar, shkaktoi rënien e mbretërisë veriore të Izraelit; Jezebeli futi në Izrael format më të këqija të adhurimit të idhujve nga vendi i saj, në vendin e adhurimit të Jehovait (1 Mbr. 18:13, 19).