Ndihma për Studimin
Rrethprerje


Rrethprerje

Shenja e besëlidhjes së Abrahamit për të gjithë meshkujt izraelitë gjatë periudhave kohore të Dhjatës së Vjetër (Zan. 17:10–11, 23–27; PJS, Zan. 17:11). Rrethprerja kryhej duke prerë “mishin e prepucit” të foshnjave meshkuj dhe gjithashtu të të rriturve. Të gjithë ata që e pranonin atë, gëzonin privilegjet dhe pranonin përgjegjësitë e besëlidhjes. Rrethprerja si shenjë e besëlidhjes u hoq nga misioni i Krishtit (Moro. 8:8; DeB 74:3–7).