Ndihma për Studimin
Amos


Amos

Profet në Dhjatën e Vjetër, i cili profetizoi afërsisht nga 792 deri 740 para K., në ditët e Uziahut, mbret i Judës, dhe Jeroboamit, mbret i Izraelit.

Libri i Amosit

Libër në Dhjatën e Vjetër. Shumë nga profecitë e Amosit paralajmërojnë Izraelin dhe kombet e tij fqinje të kthehen te drejtësia.

Kapitujt 1–5 u bëjnë thirrje Izraelit dhe kombeve të tij fqinje të pendohen. Kapitulli 3 shpjegon se Zoti ia zbulon të fshehtat e tij profetëve dhe se për shkak të shkeljes, Izraeli do të shkatërrohet nga një kundërshtar. Kapitujt 6–8 profetizojnë rënien e Izraelit shumë vite përpara pushtimit asirian. Kapitulli 9 profetizon se Izraeli do të rivendoset në tokën e vet.