Shkalla më e lartë e tri shkallëve të lavdisë, që një njeri mund të marrë pas kësaj jete. Këtu të drejtët do të banojnë në praninë e Perëndisë Atit dhe Birit të tij, Jezu Krishtit.
Lavdia e çelestialit është një, 1 Kor. 15:40 (DeB 76:96 ).
Pali u rrëmbye deri në të tretin qiell, 2 Kor. 12:2 .
Lavdia çelestiale u tregua në vegim, DeB 76:50–70 .
Nëse shenjtorët dëshirojnë një vend në botën çelestiale, ata duhet të përgatiten, DeB 78:7 .
Ai që nuk është në gjendje t’i qëndrojë ligjit të një mbretërie çelestiale, nuk mund të durojë një lavdi çelestiale, DeB 88:15–22 .
Në lavdinë çelestiale ka tre qiej; caktohen kushtet për të fituar më të lartin, DeB 131:1–2 .
Fëmijët që vdesin përpara moshës së përgjegjshmërisë janë të shpëtuar në mbretërinë çelestiale, DeB 137:10 .