Ndihma për Studimin
Judenj


Judenj

Judenjtë mund të jenë (1) pasardhës të Judës, njërit prej dymbëdhjetë bijve të Jakobit, (2) populli i mbretërisë së lashtë jugore të Judesë, ose (3) njerëz që praktikojnë fenë, mënyrën e jetesës dhe traditat e judaizmit, por mund të jenë ose të mos jenë të lindur judenj. Është bërë zakon të përdoret fjala judenj për t’iu referuar të gjithë pasardhësve të Jakobit, por ky është një gabim. Ajo duhet të kufizohet për ata të mbretërisë së Judesë, ose më veçanërisht sot, për ata të fisit të Judës dhe të bashkëpunëtorëve të tij.