Ndihma për Studimin
Tempull(i) i Kirtland-it


Tempull(i) i Kirtland-it

Tempulli i parë i ndërtuar nga Kisha në kohët moderne. Shenjtorët e ndërtuan atë në Kirtland, Ohio (SH.B.A.), sipas urdhërit të Zotit (DeB 94:3–9). Një qëllim ishte që të siguronte një vend ku anëtarët e denjë të Kishës të mund të merrnin fuqi, autoritet dhe ndriçim shpirtëror (DeB 109; 110). U përkushtua më 27 mars 1836; lutja e përkushtimit u dha nga profeti Joseph Smith nëpërmjet zbulesës (DeB 109). Zoti dha disa zbulesa të rëndësishme dhe rivendosi çelësat e nevojshëm të priftërisë në këtë tempull (DeB 110; 137). Nuk u përdor për ordinancat e plota të tempullit, të dhëna në tempuj sot.