Ndihma për Studimin
Thoma(i)


Thoma(i)

Në Dhjatën e Re, një nga Dymbëdhjetë Apostujt fillestarë, të zgjedhur nga Shpëtimtari gjatë shërbesës së tij tokësore. Në greqisht emri është Didimus (Binjaku) (Mt. 10:2–3; Gjo. 14:5; 20:24–29; 21:2). Megjithëse Thomai dyshoi për ringjalljen e Jezusit, derisa ai e pa vetë Shpëtimtarin, forca e tij e karakterit e bëri atë të gatshëm t’i bënte ballë përndjekjes dhe vdekjes me Zotin e tij (Gjo. 11:16; 20:19–25).