Bethel
    Footnotes
    Theme

    Bethel

    Në hebraisht do të thotë “shtëpia e Perëndisë” dhe është një nga vendet më të shenjta në Izrael. Ndodhet rreth 16 kilometra në veri të Jeruzalemit. Këtu Abrahami ndërtoi altarin e tij në kohën e mbërritjes së tij të parë në Kanaan (Zan. 12:8; 13:3). Këtu Jakobi pa në vegim një shkallë që ngjitej drejt qiellit (Zan. 28:10–19). Ishte gjithashtu një vend i shenjtë në ditët e Samuelit (1 Sam. 7:16; 10:3).