Ndihma për Studimin
Enok


Enok

Një profet që udhëhoqi popullin e qytetit të Sionit. Shërbesa e tij diskutohet si në Dhjatën e Vjetër, ashtu dhe në Perlën me Vlerë të Madhe. Ai ishte patriarku i shtatë pas Adamit. Ai ishte biri i Jaredit dhe ati i Methuselahut (Zan. 5:18–24; Llu. 3:37).

Enoku ishte një njeri i madh dhe pati një shërbesë më të rëndësishme sesa rrëfimi i shkurtër i Biblës për të. Bibla vë në dukje se ai u ngrit në qiell pa provuar vdekjen (Heb. 11:5), por nuk jep hollësi të shërbesës së tij. Judeut 1:14 përmban një citim të një profecie që bëri ai. Zbulesa e ditëve të mëvonshme shpjegon më shumë për Enokun, veçanërisht për predikimin e tij, për qytetin e tij të quajtur Sion, për vegimet e tij dhe për profecitë e tij (DeB 107:48–57; Mois. 6–7). Sioni u mor në qiell për shkak të drejtësisë së atyre që jetuan në të (Mois. 7:69).