Ndihma për Studimin
Zakaria


Zakaria

Një profet i Dhjatës së Vjetër i cili profetizoi rreth vitit 520 para K. Ai jetoi në të njëjtën kohë me profetin Hagai (Esd. 5:1; 6:14).

Libri i Zakarias

Libri njihet për profecitë e tij për shërbesën e vdekshme të Krishtit dhe për ardhjen e tij të dytë (Zak. 9:9; 11:12–13; 12:10; 13:6). Kapitujt 1–8 përmbajnë një varg vegimesh të së ardhmes së popullit të Perëndisë. Kapitujt 9–14 përmbajnë vegime rreth Mesias, ditëve të fundit, mbledhjes së Izraelit, luftës së madhe përfundimtare dhe Ardhjes së Dytë.