Efesianë(ve), Letër Drejtuar
    Footnotes
    Theme

    Efesianë(ve), Letër Drejtuar

    Në Dhjatën e Re, një letër e shkruar prej apostullit Pal për shenjtorët në Efes. Letra është e një rëndësie të madhe, sepse përmban mësimet e Palit rreth Kishës së Krishtit.

    Kapitulli 1 përmban përshëndetjen e zakonshme. Kapitujt 2–3 shpjegojnë ndryshimin që ndodh te njerëzit kur ata bëhen anëtarë të Kishës—ata bëhen bashkëqytetarë me shenjtorët, me johebrenjtë dhe judenjtë, të bashkuar në një Kishë. Kapitujt 4–6 shpjegojnë rolet e apostujve dhe të profetëve, nevojën për unitet dhe nevojën për të veshur të tërë armatimin e Perëndisë.