Ndihma për Studimin
Jozue


Jozue

Një profet dhe udhëheqës i Dhjatës së Vjetër dhe pasues i Moisiut. Ai u lind në Egjipt përpara se fëmijët e Izraelit të arratiseshin (Num. 14:26–31). Ai dhe Kalebi ishin mes të dymbëdhjetë spiunëve që u dërguan në Kanaan. Vetëm ata dhanë një raport të mirë të vendit (Num. 13:8, 17–33; 14:1–10). Ai vdiq në moshën 110 vjeçare (Joz. 24:29). Jozueu ishtë shembull i madh i një luftëtari-profet të devotshëm.

Libri i Jozueut

Ky libër quhet sipas Jozeut, sepse ai ishte figura kryesore në të dhe jo sepse ishte autori. Sipas traditës judease, Jeremia e shkroi librin e Jozueut, duke e nxjerrë nga anale më të hershme. Kapitujt 1–12 përshkruajnë pushtimin e Kanaanit. Kapitujt 13–24 tregojnë për fiset e Izraelit që ndanë tokën dhe këshillat e fundit të Jozueut.

Dy vargje të shquara në librin e Jozueut janë urdhëri që Zoti i dha atij për të medituar për shkrimet e shenjta (Joz. 1:8) dhe thirrja e Jozueut, bërë popullit për të qenë besnikë ndaj Zotit (Joz. 24:15).