Ndihma për Studimin
Asiri


Asiri

Një perandori e lashtë e cila, bashkë me rivalen e saj, Babiloninë, sundoi shumë nga shtetet e vjetra të Sirisë dhe Palestinës, gjatë shumicës së kohërave të Dhjatës së Vjetër. Edhe pse asirianët ishin një fuqi e madhe prej gjysmës së shekullit të 12-të para K. deri afër fundit të shekullit të 7-të para K., ata kurrë nuk qenë në gjendje të ndërtonin një strukturë të qëndrueshme politike. Ata sunduan me anë të terrorit, duke i shtypur armiqtë e tyre me zjarr e me shpatë, ose duke i dobësuar ata me anë të largimit të pjesëve të mëdha të një popullate në pjesë të tjera të perandorisë së tyre. Të nënshtruarit e tyre kurrë nuk pushuan së qeni armiqtë e tyre dhe e tërë udha e perandorisë u shënua nga revolta të pareshtura. (Shih 2 Mbr. 18–19; 2 Kro. 32; Isa. 7:17–20; 10; 19; 37.)