Juda1
    Footnotes
    Theme

    Juda1

    Në Dhjatën e Re, një nga vëllezërit e Jezusit dhe ndoshta autori i letrës së Judës (Mt. 13:55; Jud. 1:1).

    Letra e Judës

    Ky libër përbëhet nga një letër prej Judës për disa prej shenjtorëve, besimi i të cilëve ishte dobësuar. Ata po dobësoheshin prej atyre që shpallin me gojë se ishin të krishterë, por ushtronin adhurime imorale pagane dhe shpallnin se ishin të përjashtuar nga bindja ndaj ligjit moral. Juda dëshironte t’i zgjonte shenjtorët që të kuptonin rrezikun e tyre shpirtëror dhe t’i nxiste ata të mbeteshin besnikë.

    Disa pjesë të dallueshme në Juda janë vargu 6, i cili rrëfen luftën në qiell dhe flakjen e Luciferit dhe të engjëjve të tij jashtë nga gjendja para lindjes (Abr. 3:26–28) dhe vargjet 14–15, të cilët citojnë një profeci të bërë nga Enoku.