Ndihma për Studimin
Dhjatë e Re


Dhjatë e Re

Një përmbledhje shkrimesh të frymëzuara (fillimisht në greqisht) rreth jetës dhe shërbesës së Jezu Krishtit, apostujve dhe pasuesve të tjerë të Jezu Krishtit. Dhjata e Re zakonisht ndahet në Ungjijtë, Veprat e Apostujve, letrat e Palit, letrat e përgjithshme dhe librin e Zbulesës.

Katër Ungjijtë—librat e Mateut, Markut, Llukës dhe Gjonit—janë rrëfime të jetës së Krishtit. Libri i Veprave të Apostujve shënon historinë e Kishës dhe të apostujve, veçanërisht udhëtimet misionare të Palit pas vdekjes së Krishtit. Letrat e Palit japin udhëzim për udhëheqësit dhe anëtarët e Kishës. Letrat e tjera u shkruan nga apostuj të tjerë dhe japin këshillë shtesë për shenjtorët e hershëm. Libri i Zbulesës, i cili u shkrua prej apostullit Gjon, përmban kryesisht profeci që u përkasin ditëve të fundit.