Martesë, Martoj
    Footnotes
    Theme

    Martesë, Martoj

    Një besëlidhje ose kontratë e ligjshme ndërmjet një burri dhe një gruaje që i bën ata bashkëshortë. Zoti e shuguroi martesën (DeB 49:15).

    Besëlidhja e re dhe e përjetshme e martesës

    Martesa e kryer sipas ligjit të ungjillit dhe të priftërisë së shenjtë është për jetën tokësore dhe për përjetësinë. Burra dhe gra të denjë, të vulosur në këtë mënyrë në martesën në tempull, mund të vazhdojnë si burrë e grua gjatë gjithë përjetësisë.

    Martesë ndërbesimesh

    Martesë ndërmjet një burri dhe një gruaje me besime dhe praktika fetare të ndryshme.

    Martesa e shumëfishtë

    Martesa e një burri me dy ose më shumë gra që jetojnë. Për një burrë është e ligjshme të ketë vetëm një grua, në qoftë se Zoti nuk urdhëron ndryshe me anë të zbulesës (Jakobi 2:27–30). Nëpërmjet zbulesës, martesa e shumëfishtë u praktikua në kohët e Dhjatës së Vjetër dhe në ditët e hershme të Kishës së rivendosur nën drejtimin e profetit që mbante çelësat e priftërisë (DeB 132:34–40, 45). Ajo nuk praktikohet më në Kishë (DeB DZ—1); sot, të paturit e më shumë se një gruaje është e papajtueshme me anëtarësinë në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.