Ndihma për Studimin
Moroni, Bir i Mormonit


Moroni, Bir i Mormonit

Profeti i fundit nefit në Librin e Mormonit (rreth 421 pas K.). Pikërisht para vdekjes së Mormonit, ai i dorëzoi një anal historik, të quajtur fletët e Mormonit, birit të tij, Moronit (FeM. 1:1). Moroni mbaroi së përmbledhuri fletët e Mormonit. Ai i shtoi librit të Mormonit kapitujt 8 dhe 9 (Morm. 8:1). Ai përmblodhi dhe përfshiu librin e Ethërit (Eth. 1:1–2) dhe shtoi librin e vet të quajtur libri i Moronit (Moro. 1:1–4). Moroni i vulosi fletët dhe i fshehu ato në kodrën Kumorah (Morm. 8:14; Moro. 10:2). Në vitin 1823 Moroni u dërgua si një qenie e ringjallur për t’i zbuluar Joseph Smith-it Librin e Mormonit (JS—H 1:30–42, 45; DeB 27:5). Ai e mësoi profetin e ri çdo vit nga 1823 deri më 1827 (JS—H 1:54) dhe përfundimisht ia dorëzoi atij fletët më 1827 (JS—H 1:59). Pas përfundimit të përkthimit Joseph Smith-i ia ktheu fletët Moronit.

Libri i Moronit

Libri i fundit në Librin e Mormonit. U shkrua nga profeti i fundit nefit, Moroni. Kapitujt 1–3 tregojnë për shkatërrimin përfundimtar të nefitëve, duke dhënë udhëzime në dhënien e Frymës së Shenjtë dhe të priftërisë. Kapitujt 4–5 përshkruajnë në mënyrë të hollësishme administrimin e sakramentit. Kapitulli 6 përmbledh punën e Kishës. Kapitujt 7–8 janë predikime mbi parimet e para të ungjillit, duke përfshirë mësimet e Mormonit për besimin, shpresën e dashurinë hyjnore dhe për mënyrën e gjykimit të së mirës dhe të së keqes (Moro. 7), dhe shpjegimin e Mormonit që fëmijët e vegjël janë të gjallë në Krishtin dhe nuk kanë nevojë për pagëzim (Moro. 8). Kapitulli 9 përshkruan çoroditjen e kombit nefit. Kapitulli 10 është mesazhi përfundimtar i Moronit dhe përmban mënyrën për të njohur të vërtetën e Librit të Mormonit (Moro. 10:3–5).