Zanafillë
    Footnotes
    Theme

    Zanafillë

    Zanafilla vjen nga një fjalë greke që do të thotë “orgjinë” ose “fillim”. Libri i Zanafillës është libri i parë i Dhjatës së Vjetër dhe ishte shkruar nga profeti Moisi. Ai jep një rrëfim të shumë fillimeve, të tilla si krijimi i tokës, vendosja e kafshëve dhe njeriut në tokë, rënia e Adamit dhe Evës, zbulesa e ungjillit Adamit, fillimi i fiseve dhe racave, pikënisja e gjuhëve të ndryshme në Babel dhe fillimi i familjes së Abrahamit që çoi në vendosjen e shtëpisë së Izraelit. Roli i Jozefit si ruajtës i Izraelit theksohet në librin e Zanafillës.

    Zbulesa e ditëve të mëvonshme vërteton dhe sqaron analin e Zanafillës (1 Ne. 5; Eth. 1; Mois. 1–8; Abr. 1–5).

    Në librin e Zanafillës, kapitujt 1–4 tregojnë krijimin e botës dhe zhvillimin e familjes së Adamit. Kapitujt 5–10 shënojnë historinë e Noeut. Kapitujt 11–20 tregojnë për Abrahamin dhe familjen e tij deri në kohën e Isakut. Kapitujt 21–35 ndjekin familjen e Isakut. Kapitulli 36 tregon për Esaun dhe familjen e tij. Kapitujt 37–50 tregojnë për familjen e Jakobit dhe japin një rrëfim të Jozefit, që u shit në Egjipt dhe të rolit të tij në shpëtimin e shtëpisë së Izraelit.