Ndihma për Studimin
Joel


Joel

Një profet në vendin e Judesë në Dhjatën e Vjetër. Koha e jetës së tij është e pasigurt—ai mund të ketë jetuar diku ndërmjet mbretërimit të Joashit, përpara 850 para K. dhe kthimit të fisit të Judës nga robëria në Babiloni.

Libri i Joelit

Libri përqendrohet në një profeci që bëri Joeli pasi toka e Judesë u godit nga një thatësirë e madhe dhe nga karkaleca (Joe. 1:4–20). Joeli e siguroi popullin se nëpërmjet pendimit, ata do të merrnin përsëri bekimet e Perëndisë (Joe. 2:12–14).

Kapitulli 1 është një thirrje për një mbledhje solemne në shtëpinë e Zotit. Kapitulli 2 tregon për luftën dhe shkretimin që do të paraprijnë Mijëvjeçarin. Kapitulli 3 flet për ditët e mëvonshme dhe pohon se të gjitha kombet do të jenë në luftë, por që së fundi Zoti do të banojë në Sion.

Pjetri citoi profecinë e Joelit për derdhjen e Shpirtit në ditën e festës së Rrëshajave (Joe. 2:28–32; Vep. 2:16–21). Engjëlli Moroni gjithashtu ia citoi po këtë pjesë Joseph Smith-it (JS—H 1:41).