Ndihma për Studimin
Levi


Levi

Në Dhjatën e Vjetër, biri i tretë i Jakobit dhe Leas (Zan. 29:34; 35:23). Levi u bë ati i njërit nga fiset e Izraelit.

Fisi i Levit

Jakobi e bekoi Levin dhe pasardhësit e tij (Zan. 49:5–7). Pasardhësit e Levit shërbyen në vendet e shenjta të Izraelit (Num. 1:47–54). Aaroni ishte një levit dhe pasardhësit e tij ishin priftërinj (Eks. 6:16–20; 28:1–4; 29). Levitët i ndihmuan priftërinjtë, bijtë e Aaronit (Num. 3:5–10; 1 Mbr. 8:4). Nganjëherë ata vepruan si muzikantë (1 Kro. 15:16; Neh. 11:22), therën bagëti për sakrifica (2 Kro. 29:34; Esd. 6:20) dhe në përgjithësi ndihmuan në tempull (Neh. 11:16). Levitët iu përkushtuan shërbesës së Zotit për të kryer ordinancat për fëmijët e Izraelit. Levitët u vetëflijuan për hir të fëmijëve të Izraelit (Num. 8:11–22); kështu ata u bënë pasuria e veçantë e Perëndisë, e dhënë atij në vend të të parëlindurit (Num. 8:16). Ata nuk u përkushtuan, por u pastruan për detyrën e tyre (Num. 8:7–16). Ata nuk patën trashëgim toke në Kanaan (Num. 18:23–24), por morën të dhjetën (Num. 18:21), dyzet e tetë qytete (Num. 35:6) dhe të drejtë për të marrë lëmoshat e njerëzve në kohë festash (LiP. 12:18–19; 14:27–29).