Ndihma për Studimin
Ethër


Ethër

Profeti i fundit jaredit në Librin e Mormonit (Eth. 12:1–2).

Libri i Ethërit

Një libër në Librin e Mormonit që përmban pjesë të analit të jareditëve. Jareditët ishin një grup njerëzish që jetuan në hemisferën perëndimore shumë shekuj përpara popullit të Lehit. Libri i Ethërit u nxor nga njëzet e katër fletë të gjetura nga populli i Limhit (Mosia 8:8–9).

Kapitujt 1–2 tregojnë sesi jareditët lanë shtëpinë e tyre në kohën e kullës së Babelit dhe filluan udhëtimin e tyre drejt atij që sot njihet si kontinenti Amerikan. Kapitujt 3–6 shpjegojnë se vëllai i Jaredit pa Shpëtimtarin e paralindjes dhe jareditët udhëtuan në tetë maune. Kapitujt 7–11 vazhdojnë historinë e ligësisë që mbizotëroi shumicën e historisë jaredite. Moroni, i cili e redaktoi analin e Ethërit, shkroi kapitujt 12–13 për mrekullirat e bëra nga besimi dhe nga Krishti dhe për një Jeruzalem të Ri që do të vinte. Kapitujt 14–15 tregojnë sesi jareditët u bënë një komb i fuqishëm, por u shkatërruan nga lufta civile për shkak të ligësisë.