Shkrimet e Shenjta
Ethëri 7


Kapitulli 7

Oriha sundon me drejtësi—Mes rrëmbimesh dhe grindjesh formohen mbretëritë rivale të Shulës dhe të Kohorit—Profetët dënojnë ligësinë dhe idhujtarinë e njerëzve të cilët pastaj pendohen.

1 Dhe ndodhi që Oriha sundoi mbi tërë vendin me drejtësi gjithë ditët e tij, ditë të cilat ishin jashtëzakonisht shumë.

2 Dhe atij i lindën bij dhe bija; po, dhe atij i lindën tridhjetë e një, mes të cilëve qenë njëzet e tre djem.

3 Dhe ndodhi që kur ishte në moshë të shkuar, atij i lindi Kibi. Dhe ndodhi që Kibi mbretëroi në vendin e tij dhe Kibit i lindi Korihori.

4 Dhe kur Korihori qe tridhjetë e dy vjeç, ai ngriti krye kundër atit të tij dhe shkoi të jetonte në tokën e Nehorit; dhe atij i lindën bij dhe bija dhe ata ishin jashtëzakonisht të këndshëm; prandaj Korihori tërhoqi pas vetes shumë njerëz.

5 Dhe kur mblodhi tok një ushtri, ai shkoi në vendin e Moronit ku banonte mbreti dhe e zuri rob, që vërtetoi afjalët e vëllait të Jaredit se ata do të çoheshin në robëri.

6 Tani, vendi i Moronit, ku banonte mbreti, ishte afër tokës që quhet Shkretim nga Nefitët.

7 Dhe ndodhi që Kibi jetoi në robëri dhe populli i tij, nën Korihorin, birin e tij, derisa u bë jashtëzakonisht plak; megjithatë, Kibit i lindi Shule, kur ishte në moshë të shkuar, ndërsa ishte akoma në robëri.

8 Dhe ndodhi që Shule ishte zemëruar me të vëllanë; dhe Shule ishte bërë i fortë dhe u bë i fuqishëm me fuqinë e njeriut; dhe ai qe edhe i fuqishëm në gjykim.

9 Prandaj, ai vajti në kodrën Efraim dhe nga kodra shkriu çelik dhe me të bëri shpata për ata që kishte marrë pas vetes; dhe pasi i armatosi me shpata, ai u kthye në qytetin Nehor dhe luftoi kundër vëllait të tij, Korihor, duke marrë në këtë mënyrë mbretërinë dhe ia ktheu atit të tij, Kibit.

10 Dhe tani, për atë që bëri Shule, i ati ia dha atij mbretërinë; kështu që ai filloi të mbretëronte në vendin e atit të tij.

11 Dhe ndodhi që ai sundoi me drejtësi dhe shtriu mbretërinë e tij mbi gjithë faqen e vendit, pasi njerëzit ishin bërë jashtëzakonisht të shumtë në numër.

12 Dhe ndodhi gjithashtu që Shules i lindën shumë bij dhe bija.

13 Dhe Korihori u pendua për shumë të këqija që kishte bërë; prandaj Shule i dha atij pushtet në mbretërinë e tij.

14 Dhe ndodhi që Korihori kishte shumë bij dhe bija. Dhe mes bijve të Korihorit ishte dhe një që quhej Noe.

15 Dhe ndodhi që Noeu ngriti krye kundër mbretit Shule, si dhe kundër atit të tij, Korihorit dhe mori me vete të vëllanë Kohorin dhe gjithashtu të gjithë vëllezërit e tij, dhe shumë nga njerëzit.

16 Dhe ai luftoi kundër mbretit Shule, duke marrë në këtë mënyrë vendin e trashëgimit të tyre të parë dhe ai u bë mbret i asaj pjese të vendit.

17 Dhe ndodhi që ai luftoi përsëri kundër mbretit Shule; dhe mori mbretin Shule dhe e çoi rob në Moron.

18 Dhe ndodhi që ndërsa ai ishte gati që ta vriste, të bijtë e Shules u futën natën në shtëpinë e Noeut dhe e vranë dhe thyen portën e burgut, dhe nxorën atin e tyre, dhe e vendosën në fronin e tij në mbretërinë e tij.

19 Prandaj, i biri i Noeut e ndërtoi mbretërinë në vend të tij; megjithatë ata nuk fituan më pushtet mbi mbretin Shule; dhe njerëzit që ishin nën mbretërinë e mbretit Shule u përparuan jashtëzakonisht shumë dhe u bënë të mëdhenj.

20 Dhe vendi qe ndarë; dhe kishte dy mbretëri, mbretëria e Shules dhe mbretëria e Kohorit, birit të Noeut.

21 Dhe Kohori, biri i Noeut, bëri që populli i tij të shkonte në luftë kundër Shules, gjatë së cilës Shule i mundi dhe vrau Kohorin.

22 Dhe tani, Kohori kishte një djalë që quhej Nimrod; dhe Nimrodi ia dorëzoi Shules mbretërinë e Kohorit dhe ai fitoi dashamirësi në sytë e Shules; prandaj Shule i bëri shumë ndere dhe ai bënte në mbretërinë e Shules sipas dëshirave të tij.

23 Dhe gjithashtu në mbretërinë e Shules erdhën mes popullit profetë që qenë dërguar nga Zoti duke profetizuar se ligësia dhe aidhujtaria e njerëzve po i sillnin mallkim vendit dhe se ata do të shkatërroheshin në qoftë se nuk do të pendoheshin.

24 Dhe ndodhi që njerëzit thanë fjalë të rënda kundër profetëve dhe i tallën ata. Dhe ndodhi që mbreti Shule dha gjykime kundër të gjithë atyre që thanë fjalë të rënda kundër profetëve.

25 Dhe ai zbatoi një ligj në tërë vendin që u jepte fuqi profetëve që të shkonin ku të donin; dhe kjo bëri që njerëzit të silleshin në pendim.

26 Dhe, sepse njerëzit u penduan për paudhësitë dhe idhujtaritë e tyre, Zoti i kurseu dhe ata filluan të përparonin përsëri në tokë. Dhe ndodhi që Shules i lindën bij dhe bija në moshën e tij të shkuar.

27 Dhe nuk pati më luftëra në ditët e Shules; dhe ai kujtoi gjërat e mëdha që Zoti kishte bërë për etërit e tij, duke i sjellë apërmes thellësisë së madhe, në tokën e premtuar; prandaj, ai ushtroi gjykim në drejtësi gjatë gjithë ditëve të tija.