Ethëri 15
    Footnotes
    Theme

    Kapitulli 15

    Miliona Jareditë vriten në luftë—Shizi dhe Koriantumri mbledhin të gjithë popullin në një luftë për vdekje—Shpirti i Zotit pushon së përpjekuri me ta—Kombi Jaredit shkatërrohet krejtësisht—Vetëm Koriantumri mbetet.

    1 Dhe ndodhi që, pasi Koriantumri u shërua nga plagët, atij filluan t’i kujtoheshin afjalët që i kishte thënë Ethëri.

    2 Ai pa se ishin vrarë nga shpata deri atëherë pothuajse dy milionë nga njerëzit e tij dhe ai filloi të pikëllohej në zemrën e tij; po, ishin vrarë dy milionë burra të fuqishëm dhe gjithashtu bashkëshortet e tyre dhe fëmijët e tyre.

    3 Ai filloi të pendohej për të ligat që kishte bërë; ai filloi të kujtonte fjalët që u thanë nga goja e të gjithë profetëve dhe pa se ato u përmbushën gjer tani, fjalë për fjalë; dhe shpirti i tij u brengos dhe nuk pranoi të ngushëllohej.

    4 Dhe ndodhi që ai i shkroi një letër Shizit, duke dëshiruar që ai ta kursente popullin e tij dhe ai do të hiqte dorë nga mbretëria për hir të jetës së popullit.

    5 Dhe ndodhi që kur Shizi mori letrën, ai i shkroi një letër Koriantumrit, se në qoftë se do të dorëzohej, kështu që ai ta vriste me shpatën e tij, ai do t’i kursente jetën popullit.

    6 Dhe ndodhi që populli nuk u pendua për paudhësitë e tij; dhe populli i Koriantumrit qe plot zemërim kundër popullit të Shizit; dhe populli i Shizit qe plot zemërim kundër popullit të Koriantumrit; prandaj populli i Shizit sulmoi popullin e Koriantumrit.

    7 Dhe kur Koriantumri pa se po binte, ai iku përsëri para popullit të Shizit.

    8 Dhe ndodhi që ai arriti tek ujërat e Ripliankumit, i cili i interpretuar do të thotë i madh ose përmbi të gjithë; prandaj, kur arritën te këto ujëra, ata ngritën çadrat e tyre; dhe Shizi gjithashtu ngriti çadrat e tij afër tyre; dhe kështu të nesërmen filluan të luftonin.

    9 Dhe ndodhi që ata bënë një luftë jashtëzakonisht të rreptë, gjatë së cilës Koriantumri u plagos përsëri dhe i ra të fikët nga humbja e gjakut.

    10 Dhe ndodhi që ushtritë e Koriantumrit sulmuan ushtritë e Shizit dhe i mundën ato dhe bënë që ata të iknin para tyre; dhe ata ikën nga jugu dhe ngritën çadrat e tyre në një vend të quajtur Ogath.

    11 Dhe ndodhi që ushtria e Koriantumrit ngriti çadrat afër kodrës Ramah; dhe ishte e njëjta kodër ku ati im, Mormoni, kishte afshehur analet për Zotin, të cilat ishin të shenjta.

    12 Dhe ndodhi që ata mblodhën tok të gjithë njerëzit që nuk ishin vrarë, mbi të gjithë faqen e dheut me përjashtim të Ethërit.

    13 Dhe ndodhi që Ethëri pa të gjitha gjërat që bëri populli; dhe ai pa se njerëzit që ishin për Koriantumrin ishin mbledhur tok në ushtrinë e Koriantumrit; dhe njerëzit që ishin për Shizin, ishin mbledhur tok në ushtrinë e Shizit.

    14 Prandaj, për hapësirën e katër vjetëve ata po mblidhnin popullin tok, kështu që ata të mund të mblidhnin të gjithë që ishin mbi faqen e dheut dhe të mund të merrnin të gjithë fuqinë që ishte e mundur të merrnin.

    15 Dhe ndodhi që kur të gjithë ishin mbledhur së bashku, secili në ushtrinë që donte, me bashkëshortet e tyre dhe me fëmijët e tyre—që të gjithë burra, gra dhe fëmijë të armatosur me armë lufte, me mburoja dhe me aparzmore, dhe me përkrenare, dhe të veshur me rroba lufte—ata u nisën për të luftuar kundër njëri-tjetrit; dhe ata luftuan tërë atë ditë dhe nuk fituan.

    16 Dhe ndodhi që kur u bë natë, ata ishin të lodhur dhe u tërhoqën në kampet e tyre; dhe pasi u tërhoqën në kampet e tyre, ata filluan të ulërinin dhe të vajtonin për humbjen e të vrarëve të njerëzve të tyre; dhe kaq të mëdha qenë kujat e tyre, ulërimat dhe vajtimet e tyre, saqë ato çanë ajrin.

    17 Dhe ndodhi që të nesërmen ata shkuan përsëri për të luftuar dhe e madhe dhe e tmerrshme qe ajo ditë; megjithatë ata nuk fituan dhe kur erdhi përsëri nata, ata e çanë ajrin me kujat e tyre dhe me vajtimet e tyre dhe me ulërimat e tyre për humbjen e të vrarëve të njerëzve të tyre.

    18 Dhe ndodhi që Koriantumri i shkroi përsëri një letër Shizit, duke iu lutur që të mos vinte përsëri të luftonte, por të merrte mbretërinë dhe t’i kursente jetët e njerëzve.

    19 Por vini re, Shpirti i Zotit, kishte pushuar së përpjekuri me ta dhe aSatani kishte pushtet të plotë mbi zemrat e njerëzve; pasi ata qenë dhënë pas ngurtësimit të zemrave të tyre dhe verbimit të mendjeve të tyre, kështu që ata të mund të shkatërroheshin; prandaj shkuan të luftonin përsëri.

    20 Dhe ndodhi që luftuan gjithë atë ditë dhe kur ra nata, ata fjetën mbi shpatat e tyre.

    21 Dhe të nesërmen luftuan, madje, derisa ra nata.

    22 Dhe kur ra nata, ata ishin të adehur nga zemërimi, madje, si një njeri që dehet nga vera; dhe ata fjetën përsëri mbi shpatat e tyre.

    23 Dhe të nesërmen luftuan përsëri; dhe kur ra nata, ata të gjithë kishin rënë nga shpata me përjashtim të pesëdhjetë e dy vetave nga njerëzit e Koriantumrit dhe gjashtëdhjetë e nëntë nga njerëzit e Shizit.

    24 Dhe ndodhi që atë natë ata fjetën mbi shpatat e tyre dhe të nesërmen luftuan përsëri; dhe ata luftuan me tërë fuqinë e tyre me shpatat e tyre dhe me mburojat e tyre gjithë atë ditë.

    25 Dhe kur ra nata, pati tridhjetë e dy nga njerëzit e Shizit dhe njëzet e shtatë nga njerëzit e Koriantumrit.

    26 Dhe ndodhi që hëngrën dhe fjetën dhe u përgatitën për të vdekur të nesërmen. Dhe ata qenë njerëz të mëdhenj dhe të fuqishëm, për nga fuqia e njeriut.

    27 Dhe ndodhi që luftuan për hapësirën e tri orëve dhe nga humbja e gjakut, atyre u ra të fikët.

    28 Dhe ndodhi që kur njerëzit e Koriantumrit morën fuqi të mjaftueshme sa të mund të ecnin, qenë gati të iknin për të shpëtuar jetën; por vini re, Shizi u ngrit dhe gjithashtu njerëzit e tij; dhe ai u betua në zemërimin e tij se do ta vriste Koriantumrin ose do të mbaronte nga shpata.

    29 Prandaj, ai i ndoqi nga pas dhe të nesërmen i arriti; dhe ata luftuan përsëri me shpatë. Dhe ndodhi që kur a gjithë kishin rënë nga shpata, me përjashtim të Koriantumrit dhe të Shizit, vini re, Shizit i ra të fikët nga humbja e gjakut.

    30 Dhe ndodhi që pasi Koriantumri u mbështet mbi shpatën e tij, që të pushonte pak, ai ia preu kokën Shizit.

    31 Dhe ndodhi që pasi ia preu kokën Shizit, Shizi u ngrit mbi duart e tij dhe ra; dhe pasi u përpoq të merrte frymë, ai vdiq.

    32 Dhe ndodhi që aKoriantumri ra përdhe dhe u bë sikurse të mos kishte jetë.

    33 Dhe Zoti i foli Ethërit dhe i tha atij: Dil. Dhe ai doli dhe pa se fjalët e Zotit ishin plotësuar të gjitha; dhe ai mbaroi aanalin e tij; (dhe as të njëqindtën pjesë unë nuk kam shkruar) dhe ai e fshehu në një mënyrë të tillë që njerëzit e Limhit ta gjenin.

    34 Tani, këto janë fjalët e fundit që janë shkruar nga aEthëri: Në qoftë se Zoti do që unë të ngrihem në qiell pa provuar vdekjen ose që të bëj vullnetin e Zotit në mish, nuk ka rëndësi, nëse ndodh që të shpëtohem në mbretërinë e Perëndisë. Amen.