Ethëri 5
    Footnotes
    Theme

    Kapitulli 5

    Tre dëshmitarë dhe vepra vetë do të qëndrojnë si një dëshmi e vërtetësisë së Librit të Mormonit.

    1 Dhe tani unë, Moroni, shkrova fjalët që m’u urdhëruan, sipas kujtesës sime; dhe unë ju tregova gjërat që avulosa; prandaj mos i prekni që t’i përktheni; pasi ajo gjë ju është ndaluar, veçse më vonë kur të jetë lejuar në urtësinë e Perëndisë.

    2 Dhe vini re, ju mund të jeni të privilegjuar që të mund t’u tregoni fletët aatyre që do të ndihmojnë të plotësojnë këtë punë;

    3 Dhe nga fuqia e Perëndisë, do t’u tregohen atre vetave; prandaj ata do të bdinë me siguri se këto gjëra janë të cvërteta.

    4 Dhe këto gjëra do të vendosen në gojën e tre adëshmitarëve; dhe dëshmia e të treve dhe kjo vepër në të cilën do të tregohet fuqia e Perëndisë dhe gjithashtu fjala e tij, për të cilën dëshmojnë Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë—dhe e gjithë kjo do të qëndrojë si dëshmi kundër botës në ditën e fundit.

    5 Dhe në qoftë se ndodh që ata pendohen dhe avijnë tek Ati në emrin e Jezusit, ata do të pranohen në mbretërinë e Perëndisë.

    6 Dhe tani, në qoftë se nuk kam autoritet për këto gjëra, gjykoni ju; pasi ju do ta dini se kam autoritet kur të më shihni dhe ne do të qëndrojmë para Perëndisë në ditën e fundit. Amen.