Ethëri 8
    Footnotes
    Theme

    Kapitulli 8

    Zhvillohen ngatërresa dhe luftëra për mbretërinë—Akishi bën një lidhje të fshehtë të betuar për të vrarë mbretin—Lidhjet e fshehta janë të djallit dhe përfundojnë në shkatërrimin e kombeve—Johebrenjtë e kohëve moderne paralajmërohen të mos bëjnë lidhje të fshehta që do të synojnë për të përmbysur lirinë e të gjitha vendeve, kombeve dhe shteteve.

    1 Dhe ndodhi që atij i lindi Omeri dhe Omeri sundoi në vend të tij. Dhe Omerit i lindi Jaredi; dhe Jaredit i lindën bij dhe bija.

    2 Dhe Jaredi ngriti krye kundër atit të tij dhe shkoi dhe jetoi në vendin Heth. Dhe ndodhi që ai mori me lajka shumë njerëz, për shkak të fjalëve të tij dinake, gjersa fitoi gjysmën e mbretërisë.

    3 Dhe pasi fitoi gjysmën e mbretërisë, ai i bëri luftë atit të tij dhe e zuri atin e tij rob dhe e çoi të shërbente në robëri;

    4 Dhe tani, gjatë kohës së mbretërimit të Omerit, ai qe në robëri gjysmën e ditëve të tij. Dhe ndodhi që atij i lindën bij dhe bija, mes të cilëve ishin Esromi dhe Koriantumri;

    5 Dhe ata qenë jashtëzakonisht të zemëruar për shkak të gjërave që bëri vëllai i tyre, Jaredi, kaq sa formuan një ushtri dhe luftuan kundër Jaredit. Dhe ndodhi që ata e sulmuan natën.

    6 Dhe ndodhi që, pasi e asgjësuan ushtrinë e Jaredit, ata ishin gati ta vrisnin edhe atë; dhe ai iu lut atyre që të mos e vrisnin dhe se do t’ia kthente mbretërinë atit të tij. Dhe ndodhi që ata ia falën jetën.

    7 Dhe tani Jaredi u pikëllua jashtëzakonisht për shkak të humbjes së mbretërisë, meqë, ai kishte vënë zemrën e tij në mbretërinë dhe në lavdinë e botës.

    8 Tani, e bija e Jaredit, duke qenë jashtëzakonisht e zonja, dhe duke parë pikëllimin e atit të saj, mendoi të bënte një plan, me anë të të cilit të merrte përsëri mbretërinë dhe t’ia kthente atit të saj.

    9 Tani, bija e Jaredit ishte jashtëzakonisht e bukur. Dhe ndodhi që ajo foli me të atin dhe i tha: Përse ati im është kaq i pikëlluar? A nuk e ka lexuar ai analin që etërit tanë sollën përmes thellësisë së madhe? Vër re, a mos ka një rrëfim në lidhje me të vjetrit të cilët me anë të planeve të tyre të afshehta morën mbretërira dhe lavdi të madhe?

    10 Prandaj, tani të ftojë ati im Akishin, birin e Kimnorit; dhe vër re, unë jam e bukur dhe do të avallëzoj para tij, dhe do ta kënaq atë, kaq sa do të më dëshirojë për grua; prandaj, në qoftë se ai do të kërkojë prej teje, që të më japësh për gruan e tij, atëherë ti do t’i thuash: Unë do të ta jap, në qoftë se më sjell kokën e mbretit, atit tim.

    11 Dhe tani, Omeri ishte mik i Akishit; prandaj, kur Jaredi ftoi Akishin, e bija e Jaredit vallëzoi para tij, kështu që e kënaqi atë kaq shumë, sa e deshi për grua. Dhe ndodhi që ai i tha Jaredit: Ma jep atë për grua.

    12 Dhe Jaredi i tha atij: Unë do të ta jap, në qoftë se ti do të më sjellësh, kokën e mbretit, atit tim.

    13 Dhe ndodhi që Akishi mblodhi në shtëpinë e Jaredit gjithë farefisin e tij dhe u tha atyre: A më betoheni se do të më jeni besnikë për gjënë që do të kërkoj prej jush?

    14 Dhe ndodhi që ata të gjithë iu abetuan atij për Perëndinë e qiellit dhe gjithashtu për qiejt, dhe gjithashtu për tokën, dhe gjithashtu për kokën e tyre, që kushdo që do të tërhiqej nga ndihma që Akishi dëshironte, do të humbiste kokën e tij; dhe se kushdo që do të përhapte çfarëdo gjëje që do t’u tregonte Akishi, ai do të humbiste jetën e tij.

    15 Dhe ndodhi që kështu ata ranë dakort me Akishin. Dhe Akishi u betua para tyre me abetime që ishin përdorur nga të vjetrit të cilët gjithashtu kërkonin pushtet, që u ishin pasuar, madje nga bKaini që ishte vrasës që nga fillimi.

    16 Dhe u mbështetën gjithnjë nga fuqia e djallit, që t’u shërbenin këto betime njerëzve, për t’i mbajtur në errësirë, për të ndihmuar ata që kërkonin pushtet, të merrnin pushtet dhe të vrisnin dhe të plaçkitnin, dhe të gënjenin dhe të bënin të gjitha llojet e ligësive dhe lavirësive.

    17 Dhe qe e bija e Jaredit që ia shtiu në zemër të kërkonte këto gjëra të vjetra; dhe Jaredi ia shtiu në zemër Akishit; prandaj Akishi ua dha ato farefisit dhe miqve të tij, duke i mashtruar me premtime të bukura, që të bënin çdo gjë që donte ai.

    18 Dhe ndodhi që ata formuan një alidhje të fshehtë, madje si ata të kohërave të vjetra; lidhje që është më e urryera dhe më e keqja mbi të gjitha, në pamjen e Perëndisë;

    19 Pasi Zoti nuk vepron me lidhje të fshehta, as nuk do që njeriu të derdhë gjak, por e ka ndaluar në të gjitha gjërat, që nga krijimi i njeriut.

    20 Dhe tani, unë, Moroni, nuk shkruaj mënyrën e betimeve dhe lidhjeve të tyre, pasi më është bërë e njohur se ato gjenden mes gjithë njerëzve dhe se ato gjenden mes Lamanitëve.

    21 Dhe ato kanë shkaktuar ashkatërrimin e këtij populli, për të cilin unë po flas, si dhe shkatërrimin e popullit të Nefit.

    22 Dhe cilido komb që do të përkrahë lidhje të tilla të fshehta, për të pasur pushtet dhe fitim, derisa ato të përhapen në të gjithë kombin, vini re, ai do të shkatërrohet; pasi Zoti nuk do të lejojë që agjaku i shenjtorëve të tij, që do të derdhet prej tyre, t’i thërrasë gjithnjë atij nga dheu për bhakmarrje mbi ta dhe megjithatë, ai nuk merr hak për ta.

    23 Prandaj, O ju Johebrenj, është në urtësinë e Perëndisë që këto gjëra t’ju bëhen të ditura, kështu që ju të mund të pendoheni për mëkatet tuaja dhe të mos lejoni që këto lidhje vrasjesh t’ju përfshijnë, të cilat janë ndërtuar për të marrë apushtet dhe përfitime—dhe vepra, po, madje, vepra e shkatërrimit të vijë mbi ju, po, madje shpata e drejtësisë së Perëndisë së Amshuar rëntë mbi ju, në flakjen dhe shkatërrimin tuaj, në qoftë se ju lejoni që këto gjëra të ekzistojnë.

    24 Prandaj, Zoti ju urdhëron që kur t’i shihni këto gjëra të vijnë mes jush, të zgjoheni nga ndjenja e gjendjes suaj të tmerrshme, për shkak të kësaj lidhjeje të fshehtë që do të jetë mes jush; ose mjerë ajo, për shkak të gjakut të atyre që janë vrarë; meqë ata do të përgjërohen nga pluhuri për hakmarrje mbi të dhe gjithashtu mbi të gjithë ata që e bënë.

    25 Pasi, ndodh që kushdo që e ndërton atë, kërkon të përmbysë alirinë e të gjitha vendeve, kombeve dhe shteteve; dhe shkakton shkatërrimin e të gjithë njerëzve, meqë është ndërtuar nga djalli që është ati i të gjitha gënjeshtrave, madje i njëjti gënjeshtar që bmashtroi prindërit tanë të parë, po, madje i njëjti gënjeshtar që shkaktoi që njeriu të bënte vrasje që nga fillimi; i cili ka ngurtësuar zemrat e njerëzve kaq sa ata kanë vrarë profetët dhe i kanë zënë me gurë dhe i kanë dëbuar që nga fillimi.

    26 Prandaj, unë Moroni, jam urdhëruar t’i shkruaj këto gjëra, që e keqja të mund të zhduket dhe të vijë koha që Satani të amos ketë pushtet mbi zemrat e fëmijëve të njerëzve, por, që ata të bbinden të bëjnë vazhdimisht mirë, që ata të mund të shkojnë te burimi i të gjithë drejtësisë dhe të shpëtohen.