Blasfemoj, Blasfemi
    Footnotes
    Theme

    Blasfemoj, Blasfemi

    Të flasësh pa respekt ose pa nderim për Perëndinë ose për gjëra të shenjta.

    Jezusi u akuzua disa herë nga judenjtë se fliste blasfemi, ngaqë ai shpalli të drejtën për të falur mëkate (Mt. 9:2–3; Llu. 5:20–21), ngaqë ai e quajti veten Biri i Perëndisë (Gjo. 10:22–36; 19:7) dhe ngaqë thoshte se ata do ta shihnin të ulur në të djathtën e fuqisë dhe duke ardhur në retë e qiellit (Mt. 26:64–65). Këto akuza do të kishin qenë të vërteta, në qoftë se ai nuk do të kishte qenë gjithçka tha se ishte. Akuza e sjellë kundër tij nga dëshmitarë të rremë në gjyqin përpara sinedrit (Mt. 26:59–61) ishte për blasfemi kundër tempullit të Perëndisë. Blasfemia kundër Frymës së Shenjtë, që është të mohuarit me dëshirë të Krishtit, pasi të kesh marrë një njohuri të përsosur për të, është mëkati i pafalshëm (Mt. 12:31–32; Mr. 3:28–29; DeB 132:27).