Fjalë, si të shkruara edhe të folura, nga njerëz të shenjtë të Perëndisë kur nxiten nga Fryma e Shenjtë. Shkrimet e shenjta të njohura zyrtarisht si të shenjta nga Kisha sot përbëhen nga Bibla, Libri i Mormonit, Doktrina e Besëlidhje dhe Perla me Vlerë të Madhe. Jezusi dhe shkruesit e Dhjatës së Re i konsideruan librat e Dhjatës së Vjetër si shkrime të shenjta (Mt. 22:29 ; Gjo. 5:39 ; 2 Tim. 3:15 ; 2 Pj. 1:20–21 ).
A nuk na digjej zemra përbrenda kur ai na hapte shkrimet e shenjta, Llu. 24:32 .
Hetoni shkrimet e shenjta, sepse mendoni të keni ndërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë ato që dëshmojnë për mua, Gjo. 5:39 .
Fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni, 2 Ne. 32:3 .
Të gjithë ata që janë drejtuar të besojnë shkrimet e shenjta, janë të vendosur dhe të paepur në besim, Hel. 15:7–8 .
Njerëzit gabojnë duke i shtrëmbëruar shkrimet e shenjta dhe nuk i kuptojnë ato, DeB 10:63 .
Këto fjalë nuk janë prej njerëzve, as prej njeriut, por prej meje, DeB 18:34–36 .
Dalja e Librit të Mormonit i provon botës se shkrimet e shenjta janë të vërteta, DeB 20:2, 8–12 .
Ia kushtoni kohën tuaj studimit të shkrimeve të shenjta, DeB 26:1 .
Shkrimet e shenjta jepen për udhëzimin e shenjtorëve, DeB 33:16 .
Shkrimet e shenjta jepen për shpëtimin e të zgjedhurve, DeB 35:20 .
U mësoni parimet e ungjillit tim, të cilat janë në Bibël dhe në Librin e Mormonit, DeB 42:12 .
Ligjet e mia lidhur me këto gjëra janë dhënë në shkrimet e mia të shenjta, DeB 42:28 .
Çfarëdo që flitet nën ndikimin e Frymës së Shenjtë është shkrim i shenjtë, DeB 68:4 .
Shkrime të shenjta të humbura Ka shumë shkrime të përmendura në shkrimet e shenjta që ne sot nuk i kemi, mes të cilave janë këta libra dhe shkrimtarë: besëlidhja (Eks. 24:7 ), luftërat e Zotit (Num. 21:14 ), Jasheri (Joz. 10:13 ; 2 Sam. 1:18 ), veprat e Salomonit (1 Mbr. 11:41 ), Samuel shikuesi (1 Kro. 29:29 ), Nathan profeti (2 Kro. 9:29 ), Shemajah profeti (2 Kro. 12:15 ), Ido profeti (2 Kro. 13:22 ), Jehu (2 Kro. 20:34 ), thëniet e shikuesve (2 Kro. 33:19 ), Enoku (Jud. 1:14 ) dhe fjalët e Zenokut, Neumit dhe Zenosit (1 Ne. 19:10 ), Zenosi (Jakobi 5:1 ), Zenoku dhe Eziasi (Hel. 8:20 ) dhe një libër kujtimi (Mois. 6:5 ); dhe letrat drejtuar korintasve (1 Kor. 5:9 ), drejtuar efesianëve (Ef. 3:3 ) dhe laodikasve (Kol. 4:16 ).
Shkrime të shenjta për t’u ruajtur Ne duhet t’i marrim këto anale, që të mund të ruajmë fjalët e thëna prej profetëve, 1 Ne. 3:19–20 .
Unë duhet t’i ruaj këto fletë, Jakobi 1:3 .
Këto gjëra janë mbajtur dhe ruajtur nga dora e Perëndisë, Mosia 1:5 .
Kujdesu për këto gjëra të shenjta, Alma 37:47 .
Vlera e shkrimeve të shenjta Do ta lexosh këtë ligj para tërë Izraelit, LiP. 31:10–13 .
Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja juaj, Joz. 1:8 .
Ligji i Zotit është i përsosur, në përtëritjen e shpirtit, Psa. 19:7 .
Fjala jote është një llampë në këmbën time, Psa. 119:105 .
Shkrimet e shenjta dëshmojnë për mua, Gjo. 5:39 .
Gjithë shkrimi i shenjtë jepet me anë të frymëzimit nga Perëndia dhe është i dobishëm për doktrinë dhe mësim, 2 Tim. 3:15–16 .
Unë i përshtata të gjitha shkrimet e shenjta për ne, që ato të mund të jenë për përfitimin dhe mësimin tonë, 1 Ne. 19:23 .
Shpirti im kënaqet pamasë në shkrimet e shenjta, 2 Ne. 4:15–16 .
Ne punojmë me zell që të shkruajmë, të bindim fëmijët tanë dhe gjithashtu vëllezërit tanë të besojnë në Krisht, 2 Ne. 25:23 .
Ata kërkuan shkrimet e shenjta dhe nuk ua vunë më veshin fjalëve të këtij njeriu të lig, Jakobi 7:23 (Alma 14:1 ).
Po të mos ishte për këto fletë, ne duhej të vuanim në padije, Mosia 1:2–7 .
Ata i kishin kërkuar me zell shkrimet e shenjta, që ata të mund të dinin fjalën e Perëndisë, Alma 17:2–3 .
Shkrimet e shenjta ruhen për të sjellë shpëtim, Alma 37:1–19 (2 Ne. 3:15 ).
Fjala e Perëndisë do të udhëheqë njeriun e Krishtit, Hel. 3:29 .
Çfarëdo që ata flasin nëpërmjet Frymës së Shenjtë, do të jetë shkrim i shenjtë dhe fuqia e Perëndisë për shpëtim, DeB 68:4 .
Shtypni plotësinë e shkrimeve të mia të shenjta për qëllimin e ngritjes së Kishës sime dhe të përgatitjes së popullit tim, DeB 104:58–59 .
Shkrime të shenjta të profetizuara për të ardhur Libra të tjerë do të vijnë, 1 Ne. 13:39 .
Ju nuk duhet të mendoni se Bibla përmban të gjitha fjalët e mia, 2 Ne. 29:10–14 .
Mbahuni në ungjillin e Krishtit, që do t’ju nxirret para, në analet që do t’u vijnë, Morm. 7:8–9 .
Bekuar qoftë ai që do ta nxjerrë këtë gjë në dritë, Morm. 8:16 .
Shkruaji këto gjëra dhe unë do t’ua tregoj ato në kohën e përshtatshme, Eth. 3:27 (Eth. 4:7 ).