Ndihma për Studimin
Osea


Osea

Një profet i Dhjatës së Vjetër që profetizoi në mbretërinë veriore të Izraelit gjatë pjesës së mëvonshme të mbretërimit të Jeroboamit Ⅱ. Ai jetoi gjatë një kohe të rënies dhe shkatërrimit kombëtar, rezultat i mëkatit të Izraelit.

Libri i Oseas

Tema themelore e librit është dashuria e Perëndisë për popullin e tij. Të gjitha ndëshkimet e tij u dhanë me dashuri dhe rivendosja e Izraelit do të vijë për shkak të dashurisë së tij (Ose. 2:19; 14:4). Në kontrast, Osea tregon për tradhëtinë dhe pabesinë e Izraelit. Por Perëndia është ende i aftë të presë me padurim shëlbimin përfundimtar të Izraelit (Ose. 11:12–14:9).