Ndihma për Studimin
Mark


Mark

Në Dhjatën e Re, Gjon Marku ishte biri i Maries që jetonte në Jeruzalem (Vep. 12:12); ai mund të këtë qenë gjithashtu kushëriri (ose nipi) i Barnabës (Kol. 4:10). Ai shkoi me Palin dhe Barnabën nga Jeruzalemi në udhëtimin e tyre të parë misionar dhe i la ata në Perga (Vep. 12:25; 13:5, 13). Më vonë shoqëroi Barnabën në Qipro (Vep. 15:37–39). Ai ishte me Palin në Romë (Kol. 4:10; Fim. 1:24); dhe ai ishte me Pjetrin në Babiloni (ndoshta në Romë) (1 Pj. 5:13). Së fundi, ai ishte me Timoteun në Efes (2 Tim. 4:11).

Ungjilli i Markut

Libri i dytë në Dhjatën e Re. Ungjilli i Markut ndoshta u shkrua nën drejtimin e Pjetrit. Qëllimi i Markut është ta përshkruajë Zotin si Birin e Perëndisë, duke jetuar e vepruar mes njerëzve. Marku përshkruan, me energji dhe përulje, përshtypjen që Jezusi u bënte të pranishmëve. Tradita thotë se pas vdekjes së Pjetrit, Marku vizitoi Egjiptin, organizoi Kishën në Aleksandri dhe vdiq i martirizuar.

Për një përmbledhje të kapitujve, shih Ungjijtë.