Ndihma për Studimin
Profet


Profet

Një njeri i cili thirret nga Perëndia dhe flet për të. Si lajmëtar i Perëndisë, një profet merr urdhërime, profeci dhe zbulesa nga Perëndia. Përgjegjësia e tij është t’i bëjë të njohur njerëzimit vullnetin dhe karakterin e vërtetë të Perëndisë dhe të tregojë kuptimin e marrëdhënieve të tij me ta. Një profet e denoncon mëkatin dhe paratregon pasojat e tij. Ai është një predikues i drejtësisë. Me raste, profetët mund të frymëzohen për të parashikuar të ardhmen për të mirën e njerëzimit. Megjithatë, përgjegjësia e tij kryesore është të japë dëshmi për Krishtin. Presidenti i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është sot profeti i Perëndisë në tokë. Anëtarët e Presidencisë së Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt mbështeten si profetë, shikues dhe zbulues.