Ndihma për Studimin
Baal


Baal

Një perëndi-diell mashkull i adhuruar kryesisht në Fenisi (1 Mbr. 16:31), por gjithashtu i adhuruar në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme: nga moabitët si Baal-Peori (Num. 25:1–3), në Shekem si Baal-Berithi (Gjy. 8:33; 9:4), në Ekron si Baal-Zebubi (2 Mbr. 1:2). Baali mund të jetë i njëjtë me Belin e Babilonisë dhe Zeusin e Greqisë. Fjala Baal shpreh marrëdhënien ndërmjet një zoti dhe skllavit të tij. Simboli i zakonshëm për Baalin ishte një dem. Ashtorethi ishte perëndesha që përgjithësisht adhurohej së bashku me Baalin.

Baali nganjëherë ndërthurej me ndonjë emër ose fjalë tjetër për të treguar lidhje me Baalin, të tillë si një vend ku ai u adhurua ose një njeri me tipare si ato të Baalit. Më vonë, për shkak se Baali arriti të ketë kuptime shumë të këqija, fjala Bosheth e zëvendësoi në ato emra të kombinuara. Bosheth do të thotë “turp”.