Kanaan, Kanaanitë
    Footnotes
    Theme

    Kanaan, Kanaanitë

    Në kohët e Dhjatës së Vjetër, biri i katërt i Kamit (Zan. 9:22; 10:1, 6) dhe nipi i Noeut. Fjala kanaanit i referohet dikujt nga toka ku Kanaani jetoi fillimisht dhe gjithashtu pasardhësit e tij. Kanaanitë ishte gjithashtu një emër për njerëzit që populluan ultësirën përgjatë bregdetit mesdhetar të Palestinës. Ky emër nganjëherë u përdor për të përshkruar të gjithë banorët joizraelitë të vendit në perëndim të Jordanit, të cilët grekët i quanin fenikas.