Noe, Patriark i Biblës
    Footnotes

    Noe, Patriark i Biblës

    Në Dhjatën e Vjetër, biri i Lamekut dhe patriarku i dhjetë që nga Adami (Zan. 5:29–32). Ai dëshmoi për Krishtin dhe i predikoi pendim një brezi të lig. Kur njerëzit e mohuan mesazhin e tij, Perëndia e urdhëroi të ndërtonte një arkë për të futur familjen e tij dhe të gjitha kafshët kur toka të përmbytej për të shkatërruar të ligjtë (Zan. 6:13–22; Mois. 8:16–30). Profeti Joseph Smith na mësoi se Noeu është engjëlli Gabriel dhe qëndron pranë Adamit në mbajtjen e çelësave të shpëtimit.