Ferr
    Footnotes
    Theme

    Ferr

    Zbulesat e ditëve të mëvonëshme flasin për ferrin të paktën në dy kuptime. Së pari, është vendi i përkohshëm në botën e shpirtrave për ata që ishin të pabindur në vdekshmëri. Në këtë kuptim, ferri ka një fund. Shpirtrave atje do t’u mësohet ungjilli dhe në një kohë të caktuar pas pendimit të tyre, ata do të ringjallen në një shkallë lavdie për të cilën janë të denjë. Ata që nuk do të pendohen, por megjithatë, nuk janë bij të humbjes, do të mbeten në ferr gjatë gjithë Mijëvjeçarit. Pas këtyre njëmijë vjetëve mundimi, ata do të ringjallen në një lavdi telestiale (DeB 76:81–86; 88:100–101).

    Së dyti, është vendndodhja e përhershme e atyre që nuk shëlbehen nga shlyerja e Jezu Krishtit. Në këtë kuptim ferri është i përhershëm. Është për ata që gjenden “ende të fëlliqur” (DeB 88:35, 102). Ky është vendi ku Satani, engjëjt e tij dhe bijtë e Humbjes—ata që e kanë mohuar Birin pasi Ati ua ka shfaqur atë—do të banojnë përjetësisht (DeB 76:43–46).

    Shkrimet e shenjta nganjëherë i referohen ferrit si errësira e jashtme.