Ndihma për Studimin
Shpirt1


Shpirt1

Ajo pjesë e një qenie të gjallë që ekziston para lindjes së vdekshme, e cila banon në trupin fizik gjatë vdekshmërisë dhe që ekziston pas vdekjes si një qenie e veçantë deri në ringjallje. Të gjitha gjërat e gjalla—njerëzimi, kafshët dhe bimët—ishin shpirtra përpara se ndonjë formë jete të ekzistonte mbi tokë (Zan. 2:4–5; Mois. 3:4–7). Trupi i shpirtit duket si trupi fizik (1 Ne. 11:11; Eth. 3:15–16; DeB 77:2; DeB 129). Shpirti është material, por ai është më i përpunuar ose i dëlirë sesa elementi ose lënda e vdekshme (DeB 131:7).

Çdo njeri është në të vërtetë një bir ose bijë e Perëndisë, i lindur si një shpirt nga Prindër Qiellorë përpara se të lindej nga prindër të vdekshëm në tokë (Heb. 12:9). Çdo njeri në tokë ka një trup shpirtëror të pavdekshëm si shtesë e një trupi prej mishi e kockash. Siç përcaktohet nganjëherë në shkrimin e shenjtë, shpirti dhe trupi fizik së bashku përbëjnë qenien (Zan. 2:7; DeB 88:15; Mois. 3:7, 9, 19; Abr. 5:7). Një shpirt mund të jetojë pa një trup fizik, por trupi fizik nuk mund të jetojë pa shpirtin (Jak. 2:26). Vdekja fizike është ndarja e shpirtit nga trupi. Në ringjallje, shpirti ribashkohet me të njëjtin trup fizik prej mishi e kockash që zotëronte si një i vdekshëm, me dy ndryshime kryesore: ata nuk do të ndahen më kurrë dhe trupi fizik do të jetë i pavdekshëm dhe i përkryer (Alma 11:45; DeB 138:16–17).

Shpirtra të ligj