Ndihma për Studimin
Esdra


Esdra

Një prift dhe shkrues në Dhjatën e Vjetër i cili ktheu disa nga judenjtë në Jeruzalem prej robërisë babilonase (Esd. 7–10; Neh. 8, 12). Në vitin 458 para K., ai mori leje nga Artasersi, mbreti i Persisë, për të çuar në Jeruzalem cilindo të mërguar judeas që dëshironte të shkonte (Esd. 7:12–26).

Përpara kohës së Esdras, priftërinjtë kishin pothuajse kontroll të plotë mbi leximin e përmbledhjeve të shkrimeve të shenjta të shkruara, të quajtura “ligj”. Esdra ndihmoi për t’i vënë shkrimet e shenjta në dispozicion të çdo judeasi. Leximi i hapur i “librit të ligjit” aktualisht u bë qendra e jetës kombëtare judease. Ndoshta mësimi më i madh i Esdras erdhi nga vetë shembulli i tij për përgatitjen e zemrës së tij për të kërkuar ligjin e Zotit, për t’iu bindur atij dhe për t’ua mësuar atë të tjerëve (Esd. 7:10).

Libri i Esdras

Kapitujt 1–6 përshkruajnë ngjarjet që ndodhën nga gjashtëdhjetë deri në tetëdhjetë vjet përpara se Esdra të arrinte në Jeruzalem—dekreti i Kirit në vitin 537 para K. dhe kthimi i judenjve nën Zerubabelin. Kapitujt 7–10 tregojnë sesi Esdra shkoi në Jeruzalem. Ai, me grupin e tij, agjëruan dhe u lutën për mbrojtje. Në Jeruzalem ata gjetën shumë judenj që kishin shkuar atje më parë nën Zerubabelin dhe që ishin martuar me gra jashtë besëlidhjes dhe kështu e kishin fëlliqur vetveten. Esdra u lut për ta dhe i vuri ata nën besëlidhje për t’u ndarë nga ato gra. Historia e mëvonshme e Esdras gjendet në librin e Nehemias.