Ndihma për Studimin
Gad, Bir i Jakobit


Gad, Bir i Jakobit

Në Dhjatën e Vjetër, një bir i Jakobit dhe i Zilpahut (Zan. 30:10–11). Pasardhësit e tij u bënë një fis i Izraelit.

Fisi i Gadit

Për bekimit e Jakobit për birin e tij Gadin, shih Zan. 49:19. Për bekimin e Moisiut për fisin e Gadit, shih Ligji i Përtërirë 33:20–21. Sipas këtyre bekimeve, pasardhësit e Gadit do të ishin një racë që e pëlqente luftën. Tokat që iu paracaktuan atyre në tokën e Kanaanit ishin në lindje të lumit Jordan dhe përmbanin toka të mira kullote me ujë të bollshëm.