Ndihma për Studimin
Dan


Dan

Në Dhjatën e Vjetër, një bir i Jakobit dhe i Bilhahut, shërbëtores së Rakelës (Zan. 30:5–6).

Fisi i Danit

Për bekimin e Jakobit për Danin, shih Zanafilla 49:16–18. Për bekimin e Moisiut për fisin e Danit, shih Ligji i Përtërirë 33:22. Pasi u vendosën në Kanaan, fisi i Danit mori një pjesë të vogël, por jashtëzakonisht pjellore toke (Joz. 19:40–48). Ata patën mjaft vështirësi për ta mbrojtur atë prej amorejve (Gjy. 1:34) dhe prej filistinëve (Gjy. 13:2, 25; 18:1). Si rezultat, danitët u zhvendosën në veri të Palestinës (Gjy. 18), rreth Laishit, dhe e riquajtën atë qytet, Dan. Ky qytet është i mirënjohur si kufiri verior i Palestinës, e cila shtrihej “nga Dani deri te Beersheba”.