Ndihma për Studimin
Adam


Adam

Njeriu i parë i krijuar në tokë.

Adami është ati dhe patriarku i racës njerëzore në tokë. Shkelja e tij në kopshtin e Edenit (Zan. 3; DeB 29:40–42; Mois. 4) bëri që ai të “binte” dhe të bëhej i vdekshëm, një hap i nevojshëm që njerëzimi të përparonte në këtë tokë (2 Ne. 2:14–29; Alma 12:21–26). Si rrjedhim, Adami dhe Eva duhet të nderohen për rolin e tyre që bëri të mundur rritjen tonë të përjetshme. Adami është i Lashti i Ditëve dhe njihet gjithashtu si Mikaeli (Dan. 7; DeB 27:11; 107:53–54; 116; 138:38). Ai është kryeengjëlli dhe do të vijë përsëri në tokë si patriarku i familjes njerëzore, në përgatitje të ardhjes së dytë të Jezu Krishtit (DeB 29:26).