Jakob, Bir i Zebedeut
    Footnotes
    Theme

    Jakob, Bir i Zebedeut

    Një nga Dymbëdhjetë Apostujt e zgjedhur nga Jezusi gjatë shërbesës së tij të vdekshme. Ai ishte vëllai i Gjonit. Ishte njëri nga tre apostujt e zgjedhur që ishin me Jezusin në disa raste të veçanta: në ngritjen së vdekuri të bijës së Jairit (Mr. 5:37), në Shpërfytyrim (Mt. 17:1; Mr. 9:2; Llu. 9:28), dhe në Gjetseman (Mt. 26:37; Mr. 14:33). Me Pjetrin dhe Gjonin, ai rivendosi Priftërinë Melkizedeke në tokë duke shuguruar Joseph Smith-in (DeB 27:12; 128:20; JS—H 1:72).