Ndihma për Studimin
Jakob, Vëlla i Zotit


Jakob, Vëlla i Zotit

Në Dhjatën e Re, një vëlla i Zotit (Gal. 1:19) dhe i Joseut, Simonit, Judës dhe disa motrave (Mt. 13:55–56; Mr. 6:3; Jud. 1:1). Ai njihej gjithashtu si Jakob i Drejti dhe kishte një pozitë të rëndësishme në Kishë në Jeruzalem (Vep. 12:17; 15:13; 1 Kor. 15:7; Gal. 2:9–12). Ai ndoshta shkroi letrën e Jakobit.

Letra e Jakobit

Një libër në Dhjatën e Re. Fillimisht ishte një letër dërguar dymbëdhjetë fiseve të Izraelit të shpërndarë jashtë vendit dhe ndoshta u shkrua nga Jeruzalemi. Letra përmban disa gjëra të thëna qartë rreth fesë praktike, duke përfshirë këshillën e rëndësishme në kapitullin 1 që, në qoftë se dikujt i mungon urtia, ai duhet t’i kërkojë ndihmë Perëndisë (Jak. 1:5–6; JS—H 1:9–20). Kapitulli 2, ka të bëjë me besimin dhe veprat. Kapitujt 3–4 flasin për nevojën për të kontrolluar të folurin dhe i këshillojnë shenjtorët të mos flasin keq për njëri-tjetrin. Kapitulli 5 i nxit shenjtorët të kenë durim dhe t’u kërkojnë pleqve një bekim kur janë të sëmurë; ai gjithashtu na mëson për bekimet e të ndihmuarit për të kthyer të tjerë në besim.