Samaritanë
    Footnotes
    Theme

    Samaritanë

    Populli biblik që jetoi në Samari pasi mbretëria veriore e Izraelit u pushtua prej asirianëve. Samaritanët ishin pjesërisht izraelitë dhe pjesërisht johebrenj. Feja e tyre ishte një përzjerje e besimeve dhe praktikave judease dhe pagane. Shëmbëlltyra e samaritanit të mirë në Lluka 10:25–37 tregon urrejtjen që judenjtë kishin ushqyer për samaritanët, sepse samaritanët kishin braktisur fenë izraelite. Zoti i udhëzoi apostujt që t’u mësonin ungjillin samaritanëve (Vep. 1:6–8). Filipi ia predikoi me sukses ungjillin e Krishtit popullit të Samarisë dhe bëri shumë mrekulli mes tyre (Vep. 8:5–39).