Ndihma për Studimin
Deklaratë Zyrtare—1


Deklaratë Zyrtare—1

E shtypur në faqet e fundit të Doktrina e Besëlidhje, pjesa e parë e Deklaratës Zyrtare—1, gjithashtu njihet si Manifesti. U shkrua nga Presidenti Wilford Woodruff dhe iu paraqit anëtarëve të Kishës në një konferencë të përgjithshme më 6 tetor 1890. Duke filluar nga viti 1862, ligje të ndryshme për njëzet e pesë vjetët pasues e bënë të paligjshme martesën me shumë gra në Shtetet e Bashkuara. Zoti i tregoi Wilford Woodruff-it me anë të vegimit dhe zbulesës ç’do të ndodhte nëse shenjtorët nuk do të ndalonin praktikën e martesës me shumë gra. Manifesti shpalli zyrtarisht se martesat e shumëfishta nuk duhej të kryheshin më.