Ndihma për Studimin
Mesia


Mesia

Një formë e një fjale aramaike dhe hebraike që do të thotë “i vajosuri”. Në Dhjatën e Re Jezusi quhet Krisht, që është ekuivalenti në greqisht i Mesias. Do të thotë Profeti i vajosur, Prift, Mbret dhe Çlirimtar, ardhjen e të cilit judenjtë mezi po e prisnin.

Shumë judenj kërkonin vetëm për një çlirimtar prej pushtetit romak dhe begati më të madhe kombëtare; kështu, kur Mesia erdhi, udhëheqësit dhe shumë të tjerë nuk e pranuan atë. Vetëm të përulurit dhe besnikët ishin në gjendje të shihnin te Jezusi i Nazaretit Krishtin e vërtetë (Isa. 53; Mt. 16:16; Gjo. 4:25–26).