Ndihma për Studimin
Romakë(ve), Letër Drejtuar


Romakë(ve), Letër Drejtuar

Në Dhjatën e Re, një letër që Pali e shkroi drejtuar shenjtorëve në Romë. Ai po mendonte të bënte një vizitë në Jeruzalem, që sigurisht ishte e rrezikshme. Në qoftë se shpëtonte gjallë, ai shpresonte që më pas të vizitonte Romën. Letra pjesërisht kishte si qëllim të përgatiste Kishën atje për ta pritur kur të vinte. Ajo mund të njihet gjithashtu se përmban një thënie të disa doktrinave, të cilat ishin nën debat dhe të cilat Pali tani i quante si përfundimisht të vendosura.

Kapitulli 1 përmban përshëndetjen e Palit drejtuar romakëve. Kapitujt 2–11 përfshijnë disa deklarata mbi doktrinën e besimit, të veprave dhe të hirit. Kapitujt 12–16 përmbajnë mësime praktike mbi dashurinë, detyrën dhe shenjtërinë.