Bir i Njeriut
    Footnotes

    Bir i Njeriut

    Një titull që Jezu Krishti e përdorte kur fliste për veten (Llu. 9:22; Llu. 21:36). Ai donte të thoshte Biri i Njeriut të Shenjtërisë. Njeri i Shenjtërisë është një nga emrat e Perëndisë, Atit. Kur Jezusi e quajti vetveten Biri i Njeriut, kjo ishte një deklaratë e hapur e marrëdhënies së tij hyjnore me Atin. Ky titull gjendet shpesh në Ungjijtë. Zbulesa e ditëve të mëvonshme pohon kuptimin e veçantë dhe shenjtërinë e këtij emri të Shpëtimtarit (DeB 45:39; 49:6, 22; 58:65; Mois. 6:57).